Miqësorja Trepça ’89 – Prishtina, një detaj i pabesueshëm

297

Ndeshja miqësore e zhvilluar dje mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, përfundoi me fitore të ekipit bardheklatër me rezultat 2:0.

Rezultati i kësaj ndeshje nuk kishe rëndësi të madhe, por çka e karakterizoi këtë duel ishte një detaj tjetër interesant. Përballja mes këtyre dy skuadrave ishte miqësorja e parë pas luftës, shkruan faqja zyrtare e klubit prishtinas.

Dy rivalët e futbollit tonë nuk kanë luajtur ndonjëherë ndeshje miqësore pas luftës andaj  ndeshja e djeshme e fituar nga kryeqytetasit ka pasur në vete edhe këtë detaj interesant.