Miqësore luksi: Përballje kampionësh në Prishtinë

200

Skuadra e Feniksit që do ta përfaqësojë Kosovën në UEFA Futsall Cup do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e Besës nga Peja, shkruan Gazeta Sheshi.

Në mënyrë të përgatitjes sa më të mirë për garat e 15 gushtit që do të mbahen në shtetin e Andorrës, skuadra e Feniksit do të përballet me atë të Besës, kampioni me ish kampionin e vendit.

Dueli do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.

/Gazeta Sheshi/