Miqësore: Drita – Flamurtari 6:2 (2:0)

255

gjilani flamurtariDrita dhe Flamurtari, kanë zhvilluar një duel miqësorë në terenin sintetik në Gjilan, derisa gjenden në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Skuadra gjilanase ka treguar futboll dukshëm më cilësore, duke dëshmuar haptazi për nivelin ku luajnë dy skuadrat. Dy gola i realizuan në pjesën e parë nga futbollistët gjilanas, derisa katër të tjerë në fraksionin e dytë, në të cilën miqtë realizuan dy herë sa për të mos u koritur.

Dueli i ndoq nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, që kishin ardhur për ta parë formën nëpër të cilën po kalojnë dy skuadrat, derisa mësohet që bardh e kaltërit nga Gjilani, pjesën tjetër të përgatitjeve, atë finale, synohet ta kryejnë jashtë vendit, përkatësisht në Shqipëri.