Minutat shtesë vendimtarë për Ramiz Sadikun

491

Ramiz Sadiku e ka mposhtur me rezultat prej 1:0 Ferizajin, në ndeshjen hapëse të javës së 22-të në kuadër të Grupit B në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra kryeqytetas fitoren e ka arritur vetëm në minutat e fundit të lojës shtesë (90′), duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme

Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve është zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut.

Ramiz Sadiku me këtë fitore është ngritur në pozitën e 5-të me 29 pikë, ndërsa Ferizaji në vendin e 6-të me 26 sosh.

/GazetaSheshi/