Milani “peshkon” te Reali

148

Duket se klubi i Milanit është duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Real Madridit, Matteo Kovacic.

Corriere dello Sport ka raportuar se Rossonerët janë duke e konsideruar se kroati është i duhuri për pozitën numër 10 në ekip.

Skuadra italiane synon transferimin e mesfushorit gjatë afatit kalimtar veror.

Vlen të theksohet se përpara se t’i bashkohej klubit të Real Madridit, Kovacic ishte pjesë e rivalit të përbetuar të Rossonerëve, Inter.