Milani kthehet te fitorja, Bacca-Honda thyejnë Genoan

147

Pas barazimit me Udinesen javën e kaluar, Milani rikthehet te fitoret në Serinë A. Kuqezinjtë e drejtuar nga Mihaljovic mundën pastër Genoan me rezultatin 2-1 duke u afruar me katër pikë me vendin e tretë që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë gjetën shumë shpejtë golin e avantazhit që në minutën e 5-të me Carlos Bacan i cili realizonfolin e 13 në kampionat duke barazuar sulmuesin e Juventusit, Dybala.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë humbasin shumë mundësi shënimi. Honda realizon golin e dytë pas një goditje të bukur nga distanca që gjeti të papërgatitur portierin Perin duke i dhënë qetësi ekipit të tij. Golin e nderit për Genoan e shënoi Cerci në minutat shtesë, por që vleu sa për statistikë.