Milani e “mposht” Juventusin sonte (Foto)

147

Milani pret Juventusin në ‘San Siro’ sonte mbrëma, në stadiumin ku kuqezinjtë qëndrojnë më mirë me statistika.

Në 80 ndeshje sa i kanë zhvilluar gjatë historisë, Milani ka 27 fitore, Juventusi 20, 33 herë janë ndarë baras.

Në këto 80 ndeshje në ‘San Siro’, Milan ka shënuar 112 gola, derisa Juventusi 95.

Derisa nëse flasim në përgjithësi, ‘Zonja e Vjetër’ qëndron më mirë se klubi nga ‘San Siro’. Në 161 ndeshje që i kanë zhvilluar deri më tani mes vete në histori të Serie A, Juve regjistron 59 fitore, kundrejt 48 të Milanit. ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur që në total të shënojë 223 gola, derisa Milani 210.

Të shtunën mbrëma, zhvillohet ndeshja e 162 mes këtyre dy klubeve në Serie A dhe mbetet të shihet se cila skuadër do të dal me kokën lartë nga ‘San Siro’.

statistikaa_1460149291-6449810