Milani bëhet i kinezëve

158

Duket që Berlusconi më në fund ka gjetur investitorë kinezë, pas dështimit të negociatave me biznesmenin Teachabol, i njohur si “Mr. Bee”.

Berlusconi është duke e marrë në konsideratë shitjen e 50 përqind të aksioneve, apo edhe më shumë nëse ka investitorë serioz.

Ndërmjetësuesi që vepron në Amerikë, Salvatore Galatioto, ka bërë publik faktin që Milan do të jetë e kinezëve pas 6 deri 8 javëve, transmeton Gazeta Sheshi.

“Unë nuk mund ta bëj publik emrin e blerësit, por mund të ju them që gjërat do të përmbyllen pas gjashtë, apo më së shumti tetë javëve”

“Negociatat po shkojnë në rrugën e duhur dhe të dyja palët janë të interesuara në suksesin e Milanit, pasi që të gjithë e dimë së çfarë klubi ka qenë AC Milan”

“Ideja është ta bëjmë klubin fuqi ekonomike, duke ndërtuar bazë të fortë financiare dhe të ketë suksese të njëpasnjëshme, fillimisht në Itali pastaj edhe në Evropë”, tha Galatioto.

Galatioto është shumë i suksesshëm në shitjen e klubeve, marrëveshja e fundit që ai bëri ishte shitja e ekipit nga NBA, Warriors, të cilët patën sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon.