Milan e Lacio ndahen në paqe

117

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Lacion në “San Siro”. Rezultati duket se nuk është pritur mirë nga tifozët e kuqezinjve, të cilët kanë vërshëllyer skuadrën për paraqitjen e dobët në shtëpinë e tyre.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Bardhekaltrit gjetën golin e avantazhit në minutën e 9′ me anë të Parolos, ndërsa kuqezinjtë barazuan në minutën e 15′ me Bakën.

Milani shpreson për një vend në Ligën e Kampionëve, por 1 pikë e marrë ndaj Lacios i largon edhe më shumë shpresat.