Mihajlovic sërish thumbon Milanin

117

Sinisia Mihajlovic vazhdon të jetë protagonist absolut i emisionit italian “Striscia La Notizia”.

Pas dy çmimeve të marra nga programi satiristik, njërin pas shkarkimit nga Milan dhe tjetrin për deklaratën se gratë nuk duhet të flasin për futboll, Mihajlovic u intervistua sërish nga “Canale 5” dhe këtë herë pati thumba për klubin kuqezi.

“Nuk jam i lumtur për skuadrën e Milan. Edhe unë barazova ndaj Carpi. Megjithatë, tensioni mes futbollistëve nuk ekzistonte në kohën time. Nuk e kam parë kurrë Bacca të dalë nga fusha i tërbuar, 15 minuta para fundit. Unë te Milan ia kalova shumë mirë dhe i dua me zemër ata që ishin futbollistët e mi”, deklaroi ish-trajneri i Milanit.

Ai para pak ditësh u shkarkua nga presidenti Silvio Berlusconi, derisa vendin e tij e zuri Cristian Borcchi.