Mihajlovic pranë shkarkimit

154

Disfata nga Juventus në San Siro gjatë vikendit që lëmë i ka hapur dyert e largimit sërish për trajnerin serb të Milanit, Sinisa Mihajlovic, transmeton Gazeta Sheshi.

Mediat në Itali kanë raportuar se kanë parë në Arcore presidentin e klubit, Silvio Berlusconi teksa po drekonte së bashku me ish-futbollistin e Milanit, Christian Brochi, i cili thuhet se mund të marrë drejtimin e skuadrës.

Një statistikë aspak e mirë e rosonerëve e regjistruar nga skuadrat e fundit në tabelë nuk po e kapërdinë dot drejtuesit e klubit. Milani ka humbur plot 14 pikë përballë 8 skuadrave që janë nga fundi i klasifikimit.

/Gazeta Sheshi/