Messi thyen një rekord të ri

331

Lionel Messi ka arritur të thyejë një rekord të ri në futboll.

Messi tani është i vetmi futbollist në histori të futbollit, që ka shënuar 30 apo më shumë gola në nivel të klubit për 13 sezone radhazi.

Argjentinasi me dy golat ndaj Athletic Bilbaos u bë lojtari i parë në histori që arrin këtë rekord, duke tejkaluar emra si, Gerd Müller dhe Fernando Peyroteo të cilët kishin shënuar 30 apo më shumë gola në 12 sezone radhazi.