Messi synon golin e 500 në “El Clasico”

189

Lionel Messi apo Diego Armando Maradona? Kjo pyetje do të mbizotërojë gjithmonë në kokën e të gjithëve, pasi 5-herë fituesi i Topit Artë me klasin, stilin dhe personalitetin që shfaq në fushën e lojës ngjason gjithnjë e më shumë me ” El Pibe De Oro”. Në ndeshjen mes Argjentinës dhe Bolivisë, takim në të cilin shënoi golin numër 499 në karrierë, Lionel Messi i mahniti të gjithë me lojën dhe driblimet e tij, si rast i minutës së 60-të, kur Leo dhuron spektakël me futbollistët kundërshtarë që edhe pse të shumtë në numër që nuk arrijnë ta frenojnë dot. Të Shtunën luhet në “Camp Nou” El Clasico, dhe në një sfidë të tillë kaq të rëndësishme gjëja më kryesore për tifozët e Barcës dhe trajnerin Luis Enrique është që Messi vjen në një formë fantastike dhe mbi të gjitha i motivuar për duelin ndaj Realit.

I intervistuar nga mediat në përfundim të sfidës mes Argjentinës dhe Bolivisë, 28-vjecari la të kuptohej se vëmendja e tij tashmë e gjitha te El Clasico, takim në të cilin synon të realizojë edhe golin e tij të 500 në karrierë. Deri tani Messi ka shënuar 449 gola me fanellën e Barcelonës dhe 50 me atë të Argjentinës. “Do të ishte dicka me të vërtetë shumë e bukur për mua ta arrija këtë shifër në një sfidë ndaj Realit sidomos nëse goli im do t’i jepte avantazhin skuadrës”, u shpreh 5-herë fituesi i Topit të Artë.