Messi shqetëson Barcelonën (Video)

168

Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e Barcelonës të enjten dhe është në dyshim për ndeshjen me Sporting Gijonin.

Leo Messi ka probleme me nyjën e këmbës, dëmtim të cilin e pësoi në fitoren e thellë ndaj Deportivos, 8:0, shkruan AS.

Megjithatë, edhe përkundër se nuk është stërvitur, AS shkruan se Messi do të luajë ndaj Sporting Gijonit në Camp Nou ndeshjen e ardhshme. Mbetet të shihet nëse Messi do të rikthehet në stërvitje sot me pjesën tjetër të skuadrës.