Messi – Ronaldo? Ja çfarë mendon Totti

197

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka lavdëruar yllin e Barcelonës Lionel Messi dhe atë të Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Totti ka thënë se dy lojtarët në fjalë vijnë nga një tjetër planet dhe se janë të veçantë.

“Ata vijnë nga një tjetër planetë”, deklaroi Totti.

“Ata janë një kategori tjetër. Luajnë në ekipe të mëdha si Barcelona dhe Real Madrid, dhe është kënaqësi t’i shikojmë duke luajtur”, shtoi kapiteni i romakëve.