Messi përgezoi disa lojtarë të Realit pas ndeshjes por po kërkonte veçanarisht dikë

174

Ndeshja mes Barcelones dhe Real Madridit, natën e 2 prillit tregoi shumçka, përveç spektaklit, golave dhe emocioneve të dhuruara, El Classico dha edhe një skenë interesante që ndodhi në Camp Nou.

Pas vërshellimes se fundit të gjygjtarit, Lionel Messi i përgezoi disa prej lojtarëve madrilen për fitoren por ai po kërkonte ta përgezonte veçanarisht dikë tjetër. Kë tjetër përveç rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon.

Messi e përgezoi personalisht portugezin për fitoren dhe golin e tij që ishte vendimtar në fitoren e Real Madridit në Camp Nou duke ia prishur ecurinë prej 39 ndeshjeve pa humbje Barcelones.

Përpara fillimit të ndeshjes, gjatë përshendetjes se lojtarëve mes veti, kamerat fokusin kryesor e kishin tek dyshja më e mirë në historinë e futbollit të cilët treguan edhe njëherë për marrëdheniet e tyre të mira dhe se kanë një rivalitet të ‘shëndetshëm’ dhe asgjë më tepër.

Ky gjest është mirëpritur pas një nate plot tensione e emocione të pafundme.