Messi – La Coruna, lajm i mirë për Barcelonën

188
Kundërshtari i ardshëm i Barcelonës në La Liga, Deportivo La Coruna, është njëra prej skuadrave të preferuara të Lionel Messit.
Lionel Messi i ka shënuar 15 gola ndaj Deportivo La Corunas, 9 prej të cilave në stadiumin ‘Riazor’, aty ku Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e radhës, përcjellë Lajmi.net nga faqja zyrtare e klubit katalunas.

 

Klubi ‘Blaugran’ është duke kaluar nëpër një formë të tmerrshme, dhe golat e argjentinasit në ndeshjen e nesërme janë më se të nevojshëm.

Edicionin e kaluar Messi kishte shënuar het-trik në këtë stadium, ndërsa Barça kishte fituar 0:4.