Messi feston ditëlindjen e 34-të, bashkëlojtarët e zgjuan nga gjumi dhe e uruan në mënyrë speciale

195

Lionel Messi, futbollisti i Kombëtares së Argjentinës dhe Barcelonës sot feston ditëlindjen e 34-të.

Ai aktualisht gjendet në grumbullim me Kombëtaren e Argjentinës në Copa America.

Gjatë mbrëmjes, bashkëlojtarët argjentinas ia prishin gjumin për t’ia uruar ditëlindjen.

Të gjithë lojtarët u futen në dhomën ku Messi e ndanë së bashku me lojtarin, Kun Aguero.

Me një ëmbëlsirë të vogël në dorë dhe me një qiri, ata të gjithë e uruan legjendën argjentinase.

Ata sollën me vete disa qese me dhurata, të cilat ishin tejet interesante.

Dikush i solli ujë, dikush mjaltë, e dikush tjetër pije alkoolike, gjëra që ishin të tyre dhe i kishin marr me vete në grumbullim.

v