Messi beson te Barcelona

123

lli i Barcelonës, Leo Messi beson se ata do të mund të fitojnë trofe në fund të këtij edicioni, pavarësisht disa ndeshjeve jo të mira në La Liga.

Barcelona nesër do të ketë ndeshje të vështirë kundër Atletico Madridit në Vincente Calderon, ku do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Mendimet tona mbesin të njëjta. Ne punojmë shumë gjatë tërë vitit që të kemi mundësi për të fituar tituj në fund të edicionit. Ne vazhdojmë të besojmë në vetvete”, shkruan Messi në Facebook.

Kujtojmë se Barcelona ka fituar 2:1 në ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit në Camp Nou.