Messi bën realitet ëndrrën e djaloshit të ri irakian

133

Djaloshi i quajtur Murtaza, tashmë është i lumtur. Fëmija i cili vjen nga rajoni i Dohuk të Irakit, ka pranuar një fanlë të Barcelonës, një tjetër të Argjentinës dhe një top futbolli nga ylli i skuadrës blaugranase.

Një fotografi që kishte bërë xhiron e botës, me djaloshin që kishte improvizuar fanelën e Messit me një qese të plastikës, ka shtyrë shumë njerëz të angazhohen që ti ofrojnë një fanelë të vërtetë atij.

Mirëpo, ka qenë vetë ylli argjentinas, Lionel Messi, që i ka dhuruar fanelën atij, me mbishkrimin e tij. Një tjetër fakt interesant është se vëllezërit e Murtazas, janë përkrahës të rivalit të Messit, Cristiano Ronaldos.