Messi: Barcelona nuk është vetëm MSN

129

Ylli argjentinas mendon se skuadra e Barcelonës është shumë më shumë se treshja sulmuese e saj, Messi-Suarez dhe Neymar. Në fakt kjo trio ishte vendimtare në fitoren e skuadrës blaugranase përballë Arsenalit (3-1), në duelin kthyes të zhvilluar në Camp Nou, duke realizuar tre golat e fitores, transmeton Gazeta Sheshi.

Mirëpo, një mendim të tillë nuk e ndan edhe njëri nga protagonistët kryesor të kësaj skuadre.

“Barcelona nuk varet nga MSN. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe Barcelona është shumë më shumë se treshja sulmuese”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

Leo theksoi gjithashtu se harmonia është çelësi kryesor i sukseseve të skuadrës që praktikisht është në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin e La Ligas dhe Kupës së Mbretit.

/Gazeta Sheshi/