Mercedes-AMG E43 me 396 kuaj fuqi

134

Mercedes-Benz prezantoi në New York Auto Show modelin E43 4Matic vjen me motor me benzinë dhe Biturbo 3.0 V6, i cili prodhon 396 kuaj fuqi.

AMG E43 është mjaft i shpejt ku nga 0-100km/h arrin për 4.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale arrin në 250km/h. E43 ka qenë e pajisur me një sistem të shpejtësisë sportive, ku njëri është AMG Airmatic Adaptive Sport, dhe një sistem AMG Dinamik me pesë mënyra të ndryshme, shpenzimet e kombinuara të karburantit sillen rreth 7 litra për 100km të kaluara.

Mercedes-AMG E43 do të dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm.