Mediumi gjeorgjian thotë se Dinamo Tbilis po fluturon në krahët e Thaçit

351

Skuadra e Muhammed Thaçit ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të “Play Off-it” në Gjoergji, shkruan Gazetasheshi.com.

Por kjo punë e suksesshm e bërë nga Muja, nuk ka mundur të ike pa u përmendur nga mediat gjeorgjiane për këtë sukses. Fal ish-basketbollistit të disa skuadrave në Kosovë, Dinamo Tbilis është duke shijuar momentet më të mira në histori.

Fitorja e arritur në çerekfinale ndaj Kutaisit ishte një befasi për shumë kë në Gjeorgji, pasi Tbilis e ka mbyllur sezonin në pozitën e shtatë, ndërsa Kutaisi në vendin e dytë. Por kur ke një profesionist si Thaçi e pamundura mund të bëhet edhe e mundur.

Skuadra e trajnerit shqiptar ka marrë fitore në ndeshjen e tretë ndaj Kutaisit me rezultat 80:89 dhe kështu edhe kanë prekur gjysmëfinalen e “Play Off-it” të elitës gjeorgjiane në basketboll.

Mediumi nga Gjeorgjia “Aipsmedia” ka dhënë lavëdata të merituara për trajnerin shqiptar, duke e nisur me titullin se “Dinamo Tbilis po fluturon në krahët e Thaçit”. Ndërsa tutje ka cilësuar se përkushtimi i tij ka treguar edhe se është një profesionit i madh.

“Puna me këtë specialist është e këndshme dhe e vështirë. Një profesionist i cili kërkon përkushtim në mënyrë të barabartë nga të gjithë dhe është i përfshirë në proces deri në fund. Thaçi mirëpriti realitetin gjeorgjian dhe sot, Dinamo është ekipi i tij personal”.

Tutje mediumi shtoi se skuadra e drejtuar nga Thaçi ka ndaluar njërën nga skuadrat më të fuqishme dhe me pagat më serioze në kampionatin e Gjeorgjisë.

Thaçi ka një durim të madh, duke arritur të duroi edhe në një sallë që kujton shumë fitore historike. Ndërsa tutje shtohet se Dinamo nuk ka një ekip të veçantë, por Dinamo ka një trajner të veçantë në Muhammed Thaçi, i cili e njeh basketboll dhe që beson në parimet e tij.

Skuadra e Mujës në gjysmëfinale do të përballet Tskhum-Apkhazeti.

/GazetaSheshi/