Meda i dashuruar në futbollistet e Hajvalisë, ja çka bën për to (Foto)

437

Kryetari i klubit të Hajvalisë, Mehedin Përgjeçaj – Meda, më shumë se ekipin e meshkujve e simpatizon atë të femrave.

Andaj, dëshiron që të ndjekë sa ma shumë ndeshje të ekipit të tij.

Dhe, një të tillë pritet ta shikojë të hënën kundër skuadrës ferizajase, Vizioni. Mirëpo, kjo nuk është e tëra.

Siç merr vesh Gazeta Sheshi, vashat e Hajvalisë duelin ndaj Vizionit kanë pasur ta zhvillojnë në fundjavë, por Meda u ka kërkuar që të luajnë të hënën, pasi nuk ka mundur të jetë i pranishëm në Kosovë gjatë vikendit për shkak të angazhimeve në Evropë.

Po kaq i afërt me futbollistet është edhe bashkëpronari i Medës te hajmalia, Ragip Murati.

Sikurse me skuadrën e meshkujve, Hajvalia edhe me femra ndodhet në vendin e dytë në renditje me gjashtë pikë më pak se Mitrovica, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndryshe, sot janë luajtur dy duele të javës 11 të Superligës së femrave. Mitrovica e ka demoluar Dukagjinin 7:0, derisa 13 Qershori ka realizuar fitore të ngushtë ndaj Intelektualeve, 2:1.

Nesër luan Llapi – Kosova e Prishtinës, kurse të hënën Hajvalia – Vizioni.

13000343_1151631731534739_4272256521592827003_n