Më shumë se 99 sportist kanë dalë pozitiv për shkak të substancës Meldionium

177

Vetëm këtë vit janë mbi 60 sportistë që kanë rezultuar pozitiv në testin e anti-dopingut, pasi kanë përdorur substancën Meldionium, në mesin e tyre edhe tenistja e famshme ruse, Maria Sharapova, transmeton Gazeta Sheshi.

Ashi siç ka raportuar The New York Times, shumë sportisë, kampion botëror e olimpik i’a kanë parë sherrin kësaj substance e cila vjen nga Letonia për ti shëruar sëmundjen kardiovaskulare, por që disa kohë është konsideruar si doping nga WADA.

Ben Nichols, zëdhënës i WADA-s, ka deklaruar se nga janari i këtij viti mbi 60 sportistë e kanë përdorur këtë substancë. Derisa është mësuar se ende ka sportistë të cilëve nuk u janë bërë publike emrat pasi që rastet janë nën hetim dhe marrë në përgjithësi numri i sportistëve që e kanë përdorur Meldioniumin del mbi 99.

/Gazeta Sheshi/