Më në fund zbresin çmimet e biletave në Angli

162

Protestat e tifozëve të futbollit në Angli kanë rezultuar të suksesshme, derisa ka ndërhyrë edhe kryeministri i vendit David Cameron, transmeton Gazeta Sheshi.

Tani e gjatë tre sezoneve më rradhë, biletat në sektorin e mysafirëve do kushtojnë 39 euro, një shifër shumë më e ulët se ato të cilat ishin deri më tani.

Çmimi prej 100 euro për ta parë në ndeshje është tejet absurd dhe shumë i lartë. Njëherit këto janë çmimet më të shtrenjta në histori.

Mirëpo, pas intervenimit të kryeministrit të vendit, Cameron, ato kanë ndryshuar.

/Gazeta Sheshi/