Mbrojtësi shqiptar mund të kalojë te Besiktashi

224

Albion Marku, zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Laçin, teksa në 35 ndeshje të luajtura shënoi një gol dhe dha dy asiste.

Pas përfundimit të sezonit, mbrojtësi i djathtë u rikthye te Lokomotiva e Zagrebit, me këta të fundit që zotërojnë edhe kartonin e lojtarit.

Megjithatë duket se mbrojtësi i Shpresave nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te skuadra kroate.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, në gjurmët e 20-vjeçarit është vendosur klubi i madh turk, Beshiktashi.

Drejtuesit turq, e kanë ndjekur Markun dhe janë bindur nga paraqitjet e tij dhe për këtë arsye kanë shfaqur interes për ta marrë në skuadër.