Mbrojtësi kosovar nënshkruan me skuadrën norvegjeze

136

Behajdin Celina ka marrë vendim që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë me skuadrën norvegjeze, Asker Fotball, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra norvegjeze që në fjalët e para hapëse për zyrtarizimin e Celinës, shkruajtën se emri i tij nuk ka nevojë që të prezantohet.

“Me fjalë të tjera, është një lojtar që nuk ka nevojë për një prezantim të gjatë”, thuhet në njoftimin e Asker.

Ndërsa për futbollistin 27-të vjeçar foli edhe drejtori sportiv i skuadrës norvegjeze, Rolf Magne, i cili është shprehur i lumtur për rikthimin e Celinës në skuadrën e tyre.

“Një nga nga lojtarët i cili ishte në sezonin 2017/18, vendosi që për fat të mirë është rikthyer sërish në kampin tonë.  Në atë kohë lojtarët më pas u e emëruan Behajdin lojtari i vitit, që do të thotë se aftësitë e tij u vlerësuan atëherë – siç janë tani. Për fat të mirë, Celina e mori sfidën kur ne sugjeruam një rikthim këtë dimër. Pas dy muaj trajnimi këtu në Føyka, forma është në rritje”, tha ai.

Behajdin Celina është mbrojtës dhe me 27-të vjeçari ka luajtur për skuadrat norvegjeze si Askollen, Drammen e Birkenberg.

/GazetaSheshi/