Mbrojtësi i Liverpoolit hetohet nga UEFA për doping, klubi e pezullon

111

Liverpooli ka marrë sot një goditje të rëndë, pasi një nga qendërmbrojtësit kryesor Mamadou Sakho ka dalë pozitiv në një test për doping.

Futbollisti francez ka përdorur një preparat për “djegien e dhjamit”, por që ka përmbajtur substancë të ndaluar.

Të kuqtë e kanë pezulluar menjëherë 26-vjeçarin deri në përfundim të procedurës hetimore që do të hapet nga UEFA.

Kolo Toure në vitin 2011 në një rast të ngjashëm u pezullua nga Manchester City për 6 muaj pasi kishte përdoru një medikament të gruas së tij.