Mbajeni mend këtë emër të gjyqtarit

1145

Valmir Selmonaj. Emër pak i njohur, por kurrsesi nuk duhet ta harroni, pasi bëhet fjalë për gjyqtarin me perspektivë të madhe.

20-vjeçari nga Deçani, i cili pak më shumë se një vit ka filluar të merret me referim, tashmë do të debutojë edhe në Ligën e Dytë si kryesor.

Atij i është besuar ndeshja Kastrioti – 18 Korriku. Gjithsesi, një sfidë e re për Selmonajn, por ky është vetëm fillimi, pasi rruga e tij është e gjatë, mbase edhe e ndritur.

“Referimin e dua, i përkushtohem dhe deri këtu kam arritur me djers. Nuk do të ndalem. Mendoj se ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Selmonaj.

Pavarësisht asaj se ekziston një përshtypje e mirë për ndarjen e drejtësisë në Kosovë, FFK ka gjyqtarë tejet cilësorë, shumë prej tyre edhe perspektivë dhe i tillë është edhe Selmonaj.