Mbahet sot seanca e Kuvendit, pa opozitën

139

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e radhës ku në rend dite janë caktuar dhjetë pika për t’u diskutuar.

Edhe sot, pjesëmarrës nuk do jenë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët tashmë kanë marrë vendim për braktisje të Kuvendit.

As deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme. Kështu ka deklaruar dje për KosovaPress zëdhënësi i kësaj Lëvizjeje, Frashër Krasniqi.

“Ne nuk do të marrim pjesë nesër në seancë“, tha Krasniqi.

Ndërsa, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jetë edhe përzgjedhja e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik (OSHP), gjë e cila dështoi në seancën e kaluar, pasi që deputetë të LDK-së, nuk votuan propozimet për anëtarë të bordit të OSHP-së./KosovaPress/