Mbahet kuvendi i punës te Liria, jepet miratimi për menagjim privat të klubit

210

Është mbajtur kuvendi i punës te klubi i madh kosovar Liria e Prizrenit.

Kuvendarët kanë dhënë miratimin për menagjim privat të klubit.

Njoftimi nga klubi prizrenas:

Liria mban Kuvendin e Punës
Jepet miratimi për menagjim privat-privatizim

Kuvendi i Punës i KF Liria, u mbajtë të shtunën (19.06.2021, ora 19.00) mbrëma në Hotel Premium Park në Prizren.

Punimet i hapi kryetari Qemal Krasniqi, pasiqë përshëndeti delegatët e pranishëm, ku prezent ishin 29-të nga 41 sa janë gjithësejt.

Pas formimit të trupave punuese e konstatimit të korumit, nga Komisioni verifikues, nisi edhe procedimi me pikat e rendit, që u miratua unanimisht.

Pika e parë kishte të bënte lidhur me raportin e punës për periudhën janar 2020 – maj 2021, të cilin e paraqiti Qemal Krasniqi, kryetar.

Pas kësaj pati diskutime nga shumica anëtarëve pjesëmarrës, ku nuk munguan kritikat.
Ndërkaq, pika kryesore (pika e 2-të) kishte të bënte lidhur me shqyrtimin e propozimit për dhënjen në menagjim privat.

Kryetari aktual theksoi nevojën e marrjes së një vendimi për dhënjen në menagjim privat, ngase kështu nuk po funksionon, duke elaboruar gjërësishtë këtë nevojë, bazuar në rezultatet jo të mira.

Ai, më tej ka treguar edhe kontaktet lidhur me këtë mundësi me kryetarin e Komunës z.Mytaher Haskuka, Komisionin për mbikqyerje të kodit bugjetor: ‘politikat zhvillimore’, ku konstatimi dhe pajtimi është që kjo të bëhet sa më parë, gjithnjë duke ndjek rrugët ligjore.

Poashtu, ai njoftoi eehe për një afarist – shtetas gherman, që ka shoreh interes, lidhur me këtë.
“Është në dorën tonë që ti japim drejtim të ardhmes së klubit”, tha ndër të tjera Krasniqi, duke e hapur debatin në këtë pikë.

Diskutimet ishin nga më të ndryshmet, gjithnjë në funksion të gjetjes së rrugëve për nxjerrje nga kjo situatë që po kalon KF Liria, jo vetëm ekipi i parë. Kritika pati edhe për Shkollën e futbollit, përfshirë Kadetët e Juniorët si dhe ekipin e vajzave, që po kalojnë krizë rezultatesh.
Andaj, nisur nga kjo kuvendarët e klubit, u dakorduan dhe me votim unanim, të gjithë për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njëzëri vendosën që : KF Liria të shkojë drejtë menagjimit privat – privatizimit.

Për këtë një Komision nga Bordi aktual dhe tre anëtarë të Kuvendit (që me votë morën mbështetjen në Kuvend), u autorizuan dhe kanë kompetenca të plota për arritjen a marrëveshjes dhe ndjekjen e procedurave ligjore, bashkë me zyrtarë nga Komuna, me të interesuar potencial, për privatizimin e klubit.

Me këtë vendim, tashmë hapet rruga e ndryshimit të menagjimit, siq ka qenë deri tash dhe KF Liria, shkon drejt privatizimit.