Mavraj tregon golin e dytë, Cana më tha…

495

Ajo që ra në sy në humbjen 2-1 ndaj Austrisë ishte edhe mungesa e harmonisë në mbrojtje, aty ku kemi qenë super këto vitet e fundit.

Të dy golat e Austrisë u “gatuan” nga ne, por goli i dytë ishte absurd, sepse një top i gjatë nga portieri kundërshtar u kthye në asist për Harnik, i lënë vetëm nga Mavraj.

Megjithatë, vetë Mavraj, duke folur për Panorama-Sport, rrëfen: “Në momentin e golit të dytë e kisha situatën nën kontroll, por Loriku më tha ‘Je vetëm, lëre topin’, ndaj veprova ashtu. Nuk e pashë fare lojtarin austriak, ndaj veprova ashtu”.

Gjithsesi, Mavraj është optimist: “Pjesa e dytë ishte mjaft e mirë, treguam që kemi një skuadër të fortë dhe mund të barazonim”.