Martial dëshiron të luajë me Ibran

126

Sulmuesi i Manchester Unitedi, Anthony Martial e ka pranuar se do të dëshironte të luante me sulmuesin e PSG’së, Zlatan Ibrahimovic.

Ai tha se suedezi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe po tregon se po përmirësohet çdo ditë pavarësisht moshës së tij.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të luaja me të. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe po vazhdon të përmirësohet pavarësisht moshës së tij”, tha Martial për Telefoot.

Kujtojmë se Ibrahimovic gjatë verës do të jetë lojtar i lirë, ndërsa United është një nga skuadrat e interesuara për të.