Marre për Ibrahimovicin

188

Zlatan Ibrahimovic, ylli i Paris Saint-Germain, është kritikuar nga ish mbrojtësi i Marseilles, Basile Boli.

Ky i fundit, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve me Marseillen, ka thënë se Ibra duhet të ketë respekt për ish lojtarët e PSG, pasi në Parc des Princes gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj.

Ibra para disa kohëve ka deklaruar se Paris Saint-Germain është bërë ekip i madh vetëm pasi ai ishte transferuar nga Milani në ekipin francez në vitin 2012.

“Dua të kthehem te fjalët e Zlatan Ibrahimovicit për  historinë e PSG-së. Shumë lojtarë të mëdhenj kanë shënuar historinë e klubit”, ka deklaruar ai.

“Unë kam qenë në Parc des Princes kohë më par dhe pashë Mustapha Dahleb dhe Safet Susic, të cilët ishin lojtarë të jashtëzakonshme. PSG u shpall kampion me Gerard Houllier. Ne duhet të tregojnë pak respekt për këta njerëz”, ka deklaruar Boli.