Mankenda ndihet i lumtur me titullin e fituar dhe shpreson të shkojnë sa me lartë në Ligën e Kampionëve

138

Gauthier Mankenda është pjesë e Prishtinës që nga viti 2016 dhe tani më në fund ka arritur të shpallet kampion me klubin nga kryeqyteti.

Mankenda shprehet shumë i lumtur që ka fituar titullin kampion me Prishtinën këtë sezon, ndërsa shton se ishte objektivi i klubit nga ndeshja e parë e edicionit 2020/21.

“Ndihemi mirë me këtë titull, sepse ne ishim të vendosur të fitonim titullin këtë vit. Gjithmonë është ndjenjë e mirë të fitosh titullin e kampionit, andaj kështu po ndihem tani”, tha fillimisht Gauthier Mankenda për ‘GazetaBlic Sport’.

Pas triumfit në Superigë, FC Prishtina tani do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i Prishtinës, Mankenda premton se skuadra do të shkojë sa më lartë që është e mundur.

“Shpresojmë të shkojmë sa më larg që është e mundur në Champions League, sepse unë besoj se me grupin kemi mundësi ta bëjmë këtë, me “Plisat” pas nesh”, vazhdoi Mankenda.

Në fund, ai komentoi edhe këtë sezon kolektivisht dhe individualisht. “Në aspektin kolektiv, po është sezoni më i mirë, por individualisht nuk është sezoni më i mirë për mua”, përfundoi ai.