Manita e Realit ndaj Getafes (Video)

117

Real Madrid nuk gabon më dhe falë fitores në udhëtim ndaj fqinjëve të Getafes (1-5), tashmë të besuarit e Zinedine Zidanes ndodhen në vetëm një pikë larg liderit Barcelona, që duelin e kësaj jave do ta zhvillojë të dielen mbrëma përballë Valencias, transmeton Gazeta Sheshi.

Festivalin e golave në këtë mbrëmje e ka hapur francezi Karim Benzema, për ta vazhduar Isco, Bale, James dhe së fundmni Ronaldo që nuk ka se si të mos mungojë në rrjetën e realizatorëve.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi numëron 75 pikë, një më pak se lideri Barcelona që këtë javë luan kundër Valencias.

https://www.youtube.com/watch?v=3oL8jf3xhaw
/Gazeta Sheshi/