Mancini mbetet te Italia deri në vitin 2026

90

Roberto Mancini ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje të re me Italinë.Ai ka rinovuar kontratën me kombëtaren e Italisë deri në vitin 2026.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka konfirmuar se trajneri aktual do të drejtojë ekipin në dy Kampionate Evropiane dhe dy Kupa Botërore.

“Ne donim t’i jepnim vazhdimësi punës sonë”, tha Gravina.“Përtej fitimit të një trofeu, ekziston një projekt për të punuar. Mancini ka punuar në mënyrë të shkëlqyeshme për dy vjet dhe ecja përpara në këtë projekt ishte një detyrë e Federatës dhe tifozëve tanë”, përfundoi ai.