Manchester United këmbëngul për yllin e Juventusit

120
Manchester United eshte duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë që të sjelle në ‘Old Trafford’ mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Mediat italiane dhe britanike janë duke raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të paguajnë shumë marramendëse vetëm për ta transferuar mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Për qendërmbrojtësin interesim kanë shprehur edhe Chelsea e Manchester City. Jose Mourinho e pëlqen shumë italianin dhe do të dëshironte ta kishte në ‘Old Trafford’ për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtja është pjesa ku Unitedi po çalon më shumë këtë edicion dhe pikërisht për këtë, ish trajneri i Chelseat që pritet të jetë në krye të ‘Djajve të Kuq’ nga edicioni i ardhshëm, ka filluar të mendojë për emra të rijnë. /Express/