Manaj: Kam shënuar shumë gola, por ky me Kosovën është më i rëndësishmi në karrierën time

175

Sulmuesi nga Klina, Arb Manaj, e ka realizuar golin e parë me fanellën e Kosovës. Manaj ka shënuar në humbjen e “Dardanëve” nga Guinea me shifrat 2-1.

Ai realizoi në minutën e 93’ të takimit golin e vetëm për kosovarët. Klinasi luajti për disa minuta edhe në përballjen më Gambinë që Kosova e fitoi me rezultat 1-0.

Pas kësaj ndeshje Arb Manaj ka folur për inFokus, ku ka thënë se goli i realizuar ndaj Guinesë është më i rëndësishmi në karrierën e tij.

“E kam cekur edhe më herët se kam shënuar shumë gola në karrierën time, por ky gol është më i rëndësishmi, sepse ishte goli im i parë në fanellën e Kosovës”, deklaroi Manaj.