Mallkimi i debutuesve në El Clasico

136

Janë bërë 9 vite rradhazi që kur Barcelona ka mundur gjithmonë trajnerin e ri të Real Madridit në ndeshjen e parë.

Që nga fitorja në kohën e Bernd Shuster 1-0 në Camp Nou më 23 dhjetor 2007, vetëm gjashtë muaj pas marrjes në dorë të klubit, asnjë nga pasardhësit e tij nuk kanë arritur të fitojnë përplasjen e tyre të parë me katalanasit.

Juande Ramos, Manuel Pellegrini, Jose Mourinho, Carlo Ancelotti dhe Rafa Benitez të gjitha këta trajner kanë humbur El Classicon e parë, disa prej tyre keq.

Tani është radha që Zinedine Zidane t’i jap fund mallkimit të klubit dhe këtij të fundit nuk i mungon motivimi për këtë. Francezi ka përgatitur skuadrën e tij mirë. Ai e di se një fitore në Camp Nou do të jetë me vlerë sa peshon ari, për një ekip në nevojë të madhe për të rritur besimin.

Çfarëdo që të ndodhë, titulli i ligës është jashtë asaj çka dëshiron Real Madridi këtë sezon, por morali i fituar nga një fitore si mysafir kundër rivalit të tyre të përjetshëm do të ishte çelësi në rrugëtimin e tyre për të fituar këtë vit Champions League.