Malisheva dhe Ulpiana në Superligë, ja epilogu final për edicionin 2020/21 në Ligën e Parë

2417

Edicioni 2020/21 në Ligën e Parë të futbollit kosovar tashmë ka ulur siparin me ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të, raporton Gazetasheshi.com.

Malisheva dhe Ulpiana janë dy anëtaret më të reja të kampionatit elitar të futbollit kosovar, ndërkohë Dukagjini dhe Flamurtari do të luajnë mes vete së pari për të siguruar ndeshjen që i mundëson barazhin për Superligë.

Vushtrria dhe KEK-u nga edicioni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.

Ja rezultatet e xhiros së fundit

Grupi A

Onix 0 – 2 Liria
Vushtrria 1 – 3 A&N
Drenasi 2 – 1 Istogu
Trepça 3 – 5 Dukagjini
Vëllaznimi 0 – 3 Malisheva


Grupi B 

Ferizaj 4 – 2 Dardana
KEK-u 2 – 1  2 Korriku
Vllaznia 1 – 5 Flamurtari
Kika 3 – 2  Vitia
Ramiz Sadiku 1 – 2 Ulpiana

/Gazeta Sheshi/