Majlinda pushton mediat botërore

216

Medalja e artë olimpike e fituar nga Majlinda Kelmendi është bërë lajm nëpër mediat më të mëdha botërore. Ja çfarë shkruan disa prej tyre:

“Është historike për Kosovën! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë olimpike – dhe është e artë!”, shkruan në faqen e BBC në Twitter.

“Majlinda Kelmendi ia ka fituar Kosovës medaljen e parë të artë…”, raporton The Guardian.

“Xhudo: Kelmendi siguron që të bëhet medalistja e parë e Kosovës”, është titulli i Reuters.

Edhe të gjitha mediat serbe po raportojnë për medaljen e artë të Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016.

“Medalja e parë për Kosovën dhe ajo e artë”, është titulli i B92.

“Xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe kështu i ka sjellë sukses historik Kosovës”, shkruan tutje B92.