Majlinda Kelmendi mëson kundërshtaret në Rio 2016 (Foto)

189
Majlinda Kelmendi ka mësuar kundërshtarët e parë në Lojërat Olimpike.

Xhudistja kosovare që raundin e parë e kalon pa luftë, në raundin e dytë do të ndeshet me fituesen e sfidës mes francezes Gneto dhe zviceranes Tschopp

Një sfidë e vështirë Majlinda Kelmendin, e pret në gjysmëfinale, ku mund të takohet me xhudistin japoneze, Nakamura, me të cilën asnjëherë më parë nuk është takuar.

Përndryshe me rumunen Andrea Chitu, Kelmendi mund të takohet vetëm në finale, natyrisht nëse këto dy xhudiste i fitojnë të gjitha luftërat.