Mainz befason Bayern Mynih-un

125

Mainz 05 ka përgatitur një befasi jo fort të këndshme për kampionët aktual të Bundesligës, duke i befasuar në Alianz Arena (1-2). Në fakt kjo disfatë e bavarezëve rihap garën për titull, me ç’rast Dortmund tani është vetëm pesë pikë prapa skuadrës së Pep Guardiola-s.

Një gol i futbollistit mysafir Jairo në pjesën e parë është neutralizuar nga një gol i bukur i realizuar nga Arjen Robben.

Mirëpo, katër minuta para fundit Jhon Cordoba, ka realizuar golin e dytë për miqtë, që njëherit doli të jetë edhe i fitores për skuadrën e drejtuar nga Martin Schmidt.

Pavarësisht kësaj disfate Bayern Mynih vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me me 62 pikë, pesë më shumë se Borussia Dortmund që e ndjek nga prapa.