Mahrez u shpall lojtari i vitit, por a e dini sa ka paguar Leicester për të?

139
Riyad Mahrez e ka fituar çmimin e futbollistit të vitit në Premierligë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli, por ai i ka kushtuar Leicesterit vetëm 400 mijë funte.
Transferimi i Riyad Mahrezit në Leiecester nga Le Havre është realizuar për vetëm 400 mijë funte.

Mahrez që u shpall lojtari i vitit në Premierligë, ka kushtuar 80 herë më pak se sa fituesi i këtij çmimi sezonin e kaluar Eden Hazard.

Algjeriani ka shkëlqyer në fanellën e ‘Dhelprave’  duke shënuar 17 gola dhe asistuar 11 herë në Premierligë.