Mahrez objektiv i shumë klubeve

140

Riyad Mahrez pritet të largohet gjatë verës nga Leicester City.

Sipas ‘Daily Mirror’, Leicester City do ta ketë shumë të vështirë që t’i mbajë yjet në ‘King Power Stadium’, pas përfundimet të këtij edicioni.

Riyad Mahrez ka luajtur një rrol të rëndësishëm këtë edicionin për Leicester Cityn, që janë gati të shpallen kampion të Premierligës.

Sipas Daily Mirror, Leicesteri nuk do të pranoj një ofertë nën 30 milionë euro për 25 vjeçarin, i cili ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 10 asistime në 33 ndeshje këtë edicion.

Për Mahrezin interesohen Barcelona, Arsenali, Manchester Unitedi, Tottenhami e Juventusi.