Mahrez “kapet mat” me fanellën e Barçës

139

Ryad Mahrez me shumë mundësi në verë do të largohet nga Leicester City. Destinacioni më i mundshëm është Barcelona, pasi katalanasit e kërkojnë me ngulm 25-vjeçarin. Edhe vetë lojtari do të preferonte një transferim te Barça, pasi pak kush mund të refuzojë për të luajtur me yje si Luis Suarez, Leo Messi dhe Neymar.

Publikimi i një fotografie, në të cilën ai e ka të veshur fanellën e Barcelonës, i ka shtuar akoma më shumë spekulimet se mesfushori nga sezoni i ardhshëm do të luajë në “Camp Nou”.