Luis Suarez rikthehet në kombëtaren e Uruguajit

126

Oscar Tabarez, seleksionues e kombëtares së Uruguajit, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret e rradhës, derisa në mesin e të ftuarve ishte edhe sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, transmeton Gazeta Sheshi.

Kanë kaluar dy vite tashmë nga kafshimi i çuditshëm i sulmuesit uruguajan që i ka bërë mbrojtësit italian Giorgio Chiellinit në kampionatin botëror në Brazil, dhe që nga ajo kohë ai nuk e ka veshur asnjëherë fanelën e vendit të tij.

UEFA pati dënuar sulmuesin azulgrana me gjashtë muaj ndalesë nga të gjitha aktivitetet sportive dhe nëntë lojë me përfaqësuesen e vendit të tij.

Mirëpo, tani çdo gjë duket e harruar dhe Suarez do rikthehet në kombëtare për të vazhduar serinë e golave.

/Gazeta Sheshi/