Luis Garcia: “Benitez nuk ishte problem për Real Madridin”

131

Luis Garcia, ish futbollist i shumë skuadrave të njohura si Liverpool, Atletico Madrid dhe Barcelona, ka folur lidhur me situatën e ish trajnerit të tij tek skuadra mbretërore Real Madrid, duke theksuar se Benitez nuk ishte problem për mbretërit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Benitez e ka njohur shumë mirë klubin, ka kaluar kohë të gjatë aty dhe e di se si funksionon si institucion. Ai e kishte pritur shumë gjatë këtë mundësi. Real Madrid nuk ka ndryshuar shumë që pas dorëheqjes së tij, i cili kishte ofruar metodat e tij të punës, me ç’rast lojtarët nuk i kishin pritur. Ajo që dua të them është se Benitez nuk ishte problem për Real Madridin”, ka theksuar Garcia.

Ndërkohë, Garcia beson që Benitez shumë shpejt do të bëhet me një klub të ri dhe do të shohim suksesin e tij.

/Gazeta Sheshi/